Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30. janar 2024. Komuna e Preshevës do të paguajë 101.5 milionë dinarë për ndërrimin e llambave të vjetra me drita të reja rrugore -LED, në Preshevë dhe disa vendbanime përreth. Tenderin e fituan kompanitë B&L Planet nga Presheva dhe Reparatur Tim nga Smedereva.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar kontratë me kontraktorët.
Siç thotë ai, kjo është faza e dytë e projektit të modernizimit të ndriçimit publik, i cili do të mundësojë 70 për qind të kursimit të energjisë elektrike për ndriçimin e rrugëve.
Punimet janë planifikuar në Preshevë, Çukarkë, Miratoc, Rainc, Shoshajë e poshtme, Rahovicë dhe në Stacionin Hekurudhor.