Bujanoc, 31. janar 2024. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, të enjten (1 shkurt) vjen në Bujanoc dhe me atë rast do të vizitojë edhe redaksinë e portalit “Bujanovaçke”.
Ambasadori Hill do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, është konfirmuar për portalin tonë në kabinetin e kryetarit.
Takimi është caktuar për në orën 11:00.
Pritet që ambasadori amerikan të takohet edhe me politikanë të tjerë të Bujanocit.
Përveç Hillit, nesër në Bujanoc vjen edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu.