Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 01. shkurt 2024. “Njerëzit në portalin e Bujanovaçkes po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe ishte gjë e mrekullueshme të shihje se sa aktivë janë,” tha sot në Bujanoc ambasadori amerikan Christopher Hill në një konferencë për shtyp pas një takimi me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe shefin e misionit të OSBE-së Jan Bratu.
Ambasadori e prezantoi vlerësimin e tij për punën e portalit tonë me iniciativë të tij para gazetarëve të shumtë lokal, ekipit të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), kreut të OSBE-së, Bratu dhe Arifi.
Para takimit në Komunë, Hill ka vizituar redaksinë e portalit tonë, ku kemi biseduar gjysmë ore më shumë se koha e paraparë në protokoll, për rëndësinë e mbrojtjes së interesit publik, me të cilin Bujanovaçke merret pa kompromis.
-Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që kam pasur rastin t’i takoj gjatë kësaj vizite dhe posaçërisht duhet të theksoj se më pëlqeu shumë vizita në portalin Bujanovaçke – shtoi ambasadori Hill.
Bujanovaçke është e vetmja media që ambasadori ka vizituar gjatë qëndrimit dyditor në jug të Serbisë.
Početna FILLIMI AMBASADORI HILL NË KOMUNË: GAZETARËT E BUJANOVAÇKES PO BËJNË NJË PUNË TË JASHTËZAKONSHME
AMBASADORI HILL NË KOMUNË: GAZETARËT E BUJANOVAÇKES PO BËJNË NJË PUNË TË JASHTËZAKONSHME
Bujanovačke1. Feb 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKAMARIERI MILLAN IA KTHEN KLIENTIT 970 EUROT E HUMBURA, NDËRSA KY NUK E NDREON AS ME KAFE
Next PostAMBASADORI I SHBA-së DHE SHEFI I OSBE-së ANGAZHOHEN PËR QEVERISJE MULTIETNIKE NË BUJANOC