Bujanoc, 01. shkurt 2024. – Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Bujanovaçke, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Siç tha ai, Serbia ka përmbushur një pjesë të mirë të kësaj marrëveshjeje dhe më e rëndësishmja që mbetet është gjetja e rrugës për qasjen e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Ambasadori Hill me gazetarët e Bujanocit
Nga ana tjetër, siç theksoi ambasadori, Serbia ka të drejtë në asociacionin e komunave serbe.
Në Kosovë AKS e shohin si një lloj Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, por AKS nuk ka ngjashmëri me Bosnje-Hercegovinën. Megjithatë, secili ka të drejtën e mendimit të tij, por jo të shtrembërojë faktet. Serbia dhe serbët në Kosovë para së gjithash kujdesen për arsimin dhe shëndetësinë dhe përmes AKS-së kanë të drejtë për këtë, tha Hill për Bujanovaçken. Ai theksoi se kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Që njerëzit duke kaluar nëpër pikat kufitare të mos mendojnë për politikë por për rritjen e cilësisë së jetës së tyre”, tha Hill.
Ai theksoi se beson në normalizim sepse, siç tha, “çdo gjë është e realizueshme nëse njerëzit duan të flasin”.
Ambasadori Hill sot ka vizituar redaksinë e Bujanovaçkes, ku është njohur me kushtet dhe mënyrën e funksionimit të portalit tonë.
Ai vlerësoi se Bujanovaçke është shembull i vërtetë se si duhet të punojnë mediat e pavarura, përkundër problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen.
Ambasadori ka folur për portalin tonë edhe për skenën politike lokale, pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve, investimet e mundshme dhe tema të tjera aktuale, për të cilat do të lexoni në të gjithë intervistën në ditët në vijim.