Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 01. shkurt 2024. Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe shefi i Misionit të OSBE-së, Jan Bratu, angazhohen për parimin se një mjedis multietnik, siç është komuna e Bujanocit, duhet të ketë një qeverisje multietnike. Ky qëndrim është paraqitur sot në Bujanoc në pyetjen e portalit tonë pas takimit me kryetarin e komunës, Nagip Arifi.
I pyetëm diplomatët nëse mendojnë se komuna e Bujanocit, e cila pritet të mbajë zgjedhjet lokale në muajt e ardhshëm, ka nevojë për një qeverisje multietnike, për dallim nga pushteti aktual “gjithëshqiptar”, që e udhëheq këtë komunë që nga viti 2020.
Për këtë arsye përfaqësuesit e komunitetit serb po protestojnë, sepse, siç thonë ata, serbët janë plotësisht të përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes, duke kërkuar respektimin e parimeve të qeverisjes multietnike siç kanë qenë të gjitha përbërjet e mëparshme.
-Sa i përket pyetjes suaj, ne kemi një parim në OSBE që në bashkësitë shumetnike edhe qeverisja duhet të jetë shumetnike- theksoi kreu i OSBE-së Bratu.
Ambasadori Hill shtoi shkurt në serbisht: Jam dakord.
Para kësaj, ai ka theksuar se nuk bën deklarata as për zgjedhjet në Amerikë, por se sigurisht është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që populli të zgjedhë.
Para takimit në Komunë, ambasadori amerikan ka vizituar redaksinë e Bujanovaçkes.