Bujanoc, 5. shkurt 2024. Ardita Sinani, zyrtare e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) nga Presheva dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Bashkimin Evropian për standarde të dyfishta ndaj Serbisë dhe Kosovës, siç tha ajo.
– Kur është fjala për Kosovën, BE-ja kërkon që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës në lidhje me përdorimin e euros të jenë pjesë e dialogut në Bruksel. Në anën tjetër, kur është fjala për Serbinë, zbatohen standarde të tjera”, ka thënë Sinani të dielën.
Sinani shtron pyetjen “pse nuk kemi dëgjuar kurrë të njëjtën thirrje nga BE-ja lidhur me pasivizimin e adresave dhe spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve në Serbi”.
– Ose për mos përmbushjen e marrëveshjeve të pranuara për Luginën e Preshevës, si: integrimi, zhvillimi më i shpejtë ekonomik, kthimi i të shpërngulurve dhe çmilitarizimi i kësaj zone – theksoi këshilltarja e Kurtit për jugun e Serbisë.
Këto çështje janë të përfshira në Planin 7-pikësh, i cili është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013. Plani parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimin e gjyqësorit, përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Početna FILLIMI ARDITA SINANI: STANDARDE TË DYFISHTA TË BE-së NDAJ SHQIPTARËVE NË SERBI DHE SERBËVE NË KOSOVË
ARDITA SINANI: STANDARDE TË DYFISHTA TË BE-së NDAJ SHQIPTARËVE NË SERBI DHE SERBËVE NË KOSOVË
Bujanovačke5. Feb 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostMITROVIQ U THOTË DIPLOMATËVE: OSBE DHE SHBA JANË PARTNERËT TANË NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE
Next PostHILL PËR BUJANOVAÇKE: VENDET E RAJONIT I DRUAJNË DOMINIMIT TË SERBISË, MIRËPO KJO PARANOJË NUK BAZOHET NË FAKTE