Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. shkurt 2024. (Foto: Arifi dhe Memeti) – Në Kuvendin zgjedhor të Alternativës për Ndryshim, të mbajtur dje në Preshevë, Visar Memeti është zgjedhur kryetar i ri i kësaj partie. Ai pasoi Shqiprim Arifin, themeluesin dhe udhëheqësin e partisë për 10 vitet e mëparshme.
Arifi më herët kishte bërë të ditur se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër.
-Si kryetar i Alternativës, marr përsipër të vazhdoj me politikën vizionare për këtë zonë, e cila hodhi themelet e subjektit tonë politik. Alternativa për ndryshim është premtimi – premtim për ndryshim – deklaroi Memeti pas zgjedhjeve për kryetar partie.
Ai deri më tani ishte shef i kabinetit të Shqiprim Arifit, i cili aktualisht është kryetar i komunës së Preshevës.
Alternativa shkoi në zgjedhjet republikane më 17 dhjetor të vitit të kaluar me listën e saj, por pësoi debakël.
Nënkryetar i partisë u zgjodh Levent Qazimi nga Bujanoci, ndërsa lider i degës së kësaj partie në Bujanoc do të vazhdojë të jetë Arbër Pajaziti.