Bujanoc, 5. shkurt 2024. Një 22 vjeçar nga Siria është arrestuar në afërsi të Preshevës nën dyshimin se ka organizuar trafikimin e 7 personave, përfshirë edhe veten.
“Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare drejt Maqedonisë, kanë arrestuar O.J. (2002), shtetas i Sirisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe trafikimit me njerëz”, njofton policia.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…