I RIU NGA PRESHEVA PËSON LËNDIME TË RËNDA, HUMB KONTROLLIN GJATË DREJTIMIT TË MOTOÇIKLETËS

Bujanoc, Preshevë, 8. shkurt 2024. – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën në Preshevë kur një i ri 22 vjeçar nga ky qytet ka humbur kontrollin e motoçikletës.

Fillimisht është ndeshur me veturën volkswagen, pastaj me veturën e parkuar, pas së cilës ka rënë në rrugë, i thanë Bujanovaçkes në Policinë e Vranjës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14 në rrugën “Karposh” ndërsa i riu ka marrë lëndime të rënda.

Ai fillimisht është trajtuar në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë dhe më pas është transferuar në Qendrën shëndetësore të Vranjës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *