KURTI: DINARI NUK ËSHTË NDALUAR, POR PAGESAT MUND TË BËHEN VETËM ME EURO

Bujanoc, 8. shkurt 2024. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dinari serb nuk është i ndaluar në Kosovë, megjithatë euro është i vetmi mjet ligjor për transaksionet tregtare.

“Ne nuk po i ndalojmë dinarët serb, njerëzit mund të kenë dinarë serb, por mjeti i vetëm i pagesës është euro”, tha Kurti për AFP, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ai këmbënguli se serbët e Kosovës nuk do të dënohen nëse kanë valutë serbe.

Ai shtoi se një periudhë kalimtare njëmujore është në fuqi për të lehtësuar rregulloren e re, e cila do të lejonte komunikim të mëtejshëm dhe kohë për të zgjidhur problemin.

“Qëllimi ynë nuk është as të ndëshkojmë askënd dhe as të befasojmë qytetarët”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, këtë vit ai dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Autoritetet e Kosovës të mërkurën kanë penguar hyrjen në territorin e Kosovës të një veture me dinarë të destinuar për pagesën e rrogave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe pagesave tjera për serbët.

Më pas, zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Stavleci, ka thënë se furgoni i Bankës Popullore të Serbisë është kthyer nga vendkalimi në Jarinje pasi nuk ka pasur licencë nga Banka Qendrore e Kosovës për transport të parave, transmeton Klan Kosova.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *