PRAKTIKA PROFESIONALE PËR 134 BUJANOCAS, SËRISH MË SË SHUMTI NË SHTËPINË E SHËNDETIT DHE NË KOMUNALI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. shkurt 2024. – Komuna e Bujanocit do të financojë praktikën profesionale për 134 të rinjë nga komuna e Bujanocit, në 20 punëdhënës – institucione publike, kompani, shkolla, gjykata, prokurori.

Numri më i madh i praktikantëve – 31 do të pranohen në Shtëpinë e shëndetit, 27 në NP “Komunalia” dhe 19 në Shkollën e Mesme “Sezai Suroi”. Institucioni parashkollor “Gëzimi ynë” kërkonte 17 praktikantë, por u përzgjodhën 10.

Shtëpia e shëndetit do të pranojë 26 kandidatë me diplomë të shkollës së mesme dhe 5 me diplomë të shkallës së gjashtë.

Komuna këtë vit ka ndarë 20 milionë dinarë për aftësim profesional.

Për praktikantët me arsim superior, praktika do të zgjasë 12 muaj, 9 muaj për praktikantët me arsim të lartë dhe 6 muaj për ata me arsim të mesëm.

Gjatë praktikës profesionale, Komuna e Bujanocit do t’i paguajë punëdhënësit mjetet për pagesën e të punësuarve, përkatësisht 25.000 dinarë neto për ata me arsim të lartë, 23.000 për praktikantët me arsim të lartë dhe 20.000 dinarë për maturantët.

Punëdhënësit janë zyrtarisht përgjegjës për përzgjedhjen e praktikantëve, por drejtori i Komunalisë Ruzdi Halili pohoi vitin e kaluar se listën e ka marrë nga Komuna.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *