Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. shkurt 2024. Familjet rome të ikura nga Kosova në vitin 1999, të cilat, për më shumë se dy dekada, jetojnë në kushte ç’njerëzore në qendrën kolektive në Bujanoc, më në fund do të zhvendosen në banesa të reja në muajt e ardhshëm. Siç e pamë në vendngjarje pranë ish-qendrës Salvatore, ndërtimi i 12 banesave sociale po merr shumë kohë, por afati i përfundimit të punimeve (29 shkurt) me shumë gjasa do të shtyhet.
– Në një kohë të shkurtër, kontraktori kërkoi një zgjatje një mujore për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Kërkesën ia kemi përcjellë financierit dhe presim miratim – thotë për Bujanovaçke shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Sali Salihi, i cili është përgjegjës për realizimin e projektit.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se tenderin për punimet në shumë prej 62,7 milionë dinarë e ka fituar një grup kompanish të përbërë nga Punëtoriua ndërtimore – transportuese “Vuki” e Marjan Maniqit nga Zhbevci, Juglektro nga Vranja dhe DHC “Inženjering” nga Beogradi.
Salihi thotë se në ditët në vijim do të publikohet lista preliminare e fituesve të apartamenteve.
Ndërtimi i banesave financohet përmes projektit Mbështetja e BE-së për Strehimin Social dhe Përfshirjen Aktive, i zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS).
Përveç 12 banesave në Bujanoc, projekti parasheh blerjen e 10 shtëpive në fshatrat përreth për 7 familjet e mbetura nga qendra kolektive dhe tri familje të tjera në nevojë sociale nga Bujanoci.
Salihi tha se konkursi për blerjen e shtëpive do të hapet pas shpalljes së vendimit për fituesit e banesave.
Previous PostPREFEKTI I TIRANËS QYTETAR NDERI I BUJANOCIT, VENDIMI TË HËNËN
Next PostTAKIMI NË PRISHTINË: ARRIJNË 3 MILIONË EURO PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.