ORARI I KUJDESTARISË NË SHTËPINË E SHËNDETIT GJATË FESTËS

Bujanoc, 13. shkurt 2024. – Në ditët festive më 15 dhe 16 shkurt, Shtëpia e shëndetit në Bujanoc do të punojë sipas sistemit të kujdestarisë nga ora 7 deri në 20, ndërsa Shërbimi i Emergjencës do të punojë si zakonisht.

– Dy mjekë do të punojnë në kujdesin shëndetësor të popullatës së rritur në turnin e parë dhe të dytë dhe një mjek në ambulancën respiratore. Dy mjekë do të punojnë edhe në pediatri në të dyja ndërrimet – tha për Bujanovaçken, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, doktoresha Daliborka Pavloviq.

Duke qenë se, siç thotë ajo, ditët e fundit janë regjistruar një numër i madh i infeksioneve respiratore, laboratori me biokimi do të punojë si ditën e enjte ashtu edhe të premten.

– Urgjenca do të funksionojë sipas orarit të përcaktuar të punës, ndërsa në kujdesin shtëpiak infermierët do të ofrojnë shërbime pa mjek. Shërbimet specialistike dhe administrata nuk do të punojnë – shton Pavlloviq.

Në bazë të Ligjit për festat shtetërore dhe të tjera në Republikën e Serbisë, ditët jopune do të jenë të enjten dhe të premten – 15 dhe 16 shkurt.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *