PUBLIKOHET LISTA E ROMËVE, PËRFITUES TË BANESAVE TË REJA SOCIALE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. shkurt 2024. – Komuna e Bujanocit ka publikuar sot listën e romëve nga qendra kolektive të cilët do të marrin 12 banesa sociale, të cilat po ndërtohen afër ish kampit Salvatore.

19 familje aplikuan për apartamente – tre aplikime nuk i plotësonin të gjitha kërkesat, një u tërhoq, kështu që u vlerësuan 15. Lista me 12 fitues është paraprake, që do të thotë se ata që mbetën poshtë vijës kanë 8 ditë kohë për të kundërshtuar propozimin e komisioni komunal.

Banesat, në të cilat do të zhvendosen të shpërngulurit nga Kosova pas 25 vitesh, kanë nga 28 deri në 70 metra katrorë dhe janë të destinuara për amvisëri nga një deri në shtatë anëtarë.

Bujanovaçke javën e kaluar njoftoi se ka filluar ndërtimi i banesave dhe se punimet pritet të përfundojnë në muajt në vijim.

Ndërtimi i banesave financohet përmes projektit Mbështetja e BE-së për Strehimin Social dhe Përfshirjen Aktive, i zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS).

Përveç banesave, projekti parasheh blerjen e 10 shtëpive në fshatrat përreth për 7 familjet e mbetura nga qendra kolektive dhe tri familje të tjera të rrezikuara nga Bujanoci.

Komuna njoftoi se do të hapet konkursi për blerjen e shtëpive pas shpalljes së vendimit për fituesit e banesave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *