Bujanoc, 14. shkurt 2024. Sh. M. (2004) nga rrethina e Bujanocit është arrestuar të martën për veprën penale të vjedhjes së rëndë, konfirmon policia për portalin tonë.
Siç mësojmë, ai fillimisht ka kryer një vjedhje të rëndë natën e së dielës dhe të hënës, duke grabitur një trafikë në qendër të qytetit, duke i marrë 1000 dinarë, si dhe cigare elektronike me vlerë 6000 dinarë.
Ai gjatë ditës ka hyrë nga dritarja në një shtëpi private në Bujanoc dhe ka vjedhur një komplet kostume kombëtare, një daulle dhe një celular.
Po ashtu, në të njëjtën ditë në fshatin Tërnoc, ai ka hyrë në parcelën e rrethuar dhe nga vetura ka marrë çelësat, një kartë plastike për karburant dhe një kartelë plastike simbolike për pagesën e tarifës rrugore.
Falë punës së shpejtë dhe efikase të policisë, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas kryerjes së krimit. Policia konstatoi se ai ishte një recidivist i shumëfishtë.
I dyshuari është ndaluar në mbajtje deri në 48 orë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…