Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16. shkurt 2024. Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kritikuar publikisht të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, sepse ai refuzon të takohet me të, si përfaqësues i shqiptarëve në Serbi.
Kamberi thotë se Lajçak ka standarde të ndryshme për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi.
-Përderisa Lajçak është duke u takuar me serbët nga Kosova, unë si deputet që përfaqësoj rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, vazhdimisht kam kërkuar takim me të për të diskutuar çështjet e diskriminimit, që nga mosintegrimi e deri te pasivizimi i rezidentëve shqiptare në Serbi. Fatkeqësisht nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga ekipi i Lajçakut – ka deklaruar Kamberi në Rrjetin X të enjten.
Së fundmi edhe Ardita Sinani -politikane nga Presheva, ka akuzuar Bashkimin Evropian për “standarde të dyfishta”.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…