NË BUJANOC PO MBINË NJË PALLAT I RI, SHIKIMI PUBLIK DERI TË HËNËN

Bujanoc, 15. shkurt 2024. Pallati me gjashtë kate dhe 48 banesa, me garazhe për 29 vetura dhe 18 parkingje do të ndërtohet në Bujanoc, në rrugën Vëllezërit Jugoviq (ngastra kadastrale 4552/1).
Komuna e publikoi projektin në ueb-faqen e saj, ndësa në Administratën Komunale, kqyrja publike e dokumentacionit të projektit u mundësua nga 13 deri më 19 shkurt.
Parcela në të cilën do të ndërtohet ka një sipërfaqe prej 1313 m2 dhe ndodhet në rrugën Vëllezërit Jugoviq (kthesa nga Mbreti Milutin afër dyqanit Mickey Mouse).
Me projekt janë paraparë nga shtatë apartamente në katin e parë, të dytë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë ndërsa gjashtë njësi banimi në katin përdhes.
Brenda parcelës, të gjitha sipërfaqet e lira janë planifikuar si sipërfaqe të gjelbëruara të me bari dhe zona me lule.
Investitori është person fizik nga fshati Letovicë afër Bujanocit, ndërsa për projektin urbanistik ishte përgjegjëse Pin View nga rrethina e Vranjës.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se Plani Rregullues i Përgjithshëm (PPP) i Bujanocit është ndryshuar për të mundësuar ndërtimin e objekteve banesore në qendër të Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *