Bujanoc, 16. shkurt 2024. Doganierët në vendkalimin kufitar Horgosh kanë gjetur 1.6 kg heroinë në një automjet në të cilin ndodheshin një burrë dhe një grua nga Presheva. Droga u gjet në pjesën e pasme të sediljes të enjten (15 shkurt).
“Tentativa për trafikim është zbuluar një orë pas mesnate, kur në radhë për kontroll daljeje ka mbërritur një Peugeot 308 në të cilin një burrë dhe një grua udhëtonin nga Presheva për në Vjenë”, njofton Drejtoria e doganave.
Kur u pyetën nëse kishin ndonjë gjë për të lajmëruar, gruaja që drejtonte mjetin, si dhe pasagjeri i saj, deklaruan se mbanin vetëm bagazhe personale.
“Por gjatë kontrollit të detajuar u zbulua se në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit ishin të fshehura 5 pako, të veshura me shirit gri, të mbushura me lëndë pluhuri që dyshohet se është heroinë”, thanë nga dogana.
NË HORGOSH, BURRË E GRUA NGA PRESHEVA KAPEN ME1.6 KG HEROINË
Bujanovačke16. Feb 2024.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostKAMBERI KRITIKON LAJÇAKUN NGASE REFUZON TË TAKOHET ME TË
Next PostASKUSH PREJ FUNKSIONARËVE SHQIPTARË NUK UROI PËR DITËN E SHTETËSISË