SERBIA SOT SHËNON DITËN E SHTETËSISË

Bujanoc, 15. shkurt 2024. Sot në Serbi shënohet Dita e Shtetësisë – në kujtim të 15 shkurtit 1804, kur u krye Kryengritja e Parë Serbe, dhe Sretenjës në vitin 1835, kur u miratua Kushtetuta e Sretenjës. Sretenje festohet si festë kombëtare që nga viti 2002.
Ceremonia qendrore shtetërore për shënimin e ditës së shtetësisë në monumentin e liderit Karagjorgje në Orashac do të udhëhiqet nga i dërguari i Presidentit, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq.
Pas disa vitesh pa festë, sot festa e shtetësisë do të festohet edhe në Bujanoc. Një grup i bujanocasve nga ora 18 do të organizojnë festë në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës.
Akademisë e Sretenjes “Diplomacia Kulturore” do të mbahet në Kragujevc, ku do të flasë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë, do t’i ndajë çmime individëve dhe institucioneve të merituara.
Pjesëtarët e Gardës së Ushtrisë Serbe, me rastin e 15 Shkurtit – Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, dhe me urdhër të Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Aleksandar Vuçiq, kryen një gjuajtje nderi artilerie, të mërkurën në të njëjtën kohë në Beograd, Novi Sad dhe Nish.
Dita e shtetësisë së Serbisë festohej deri në krijimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, pas së cilës ajo u shfuqizua, dhe si festë kombëtare në Serbi u rivendos më 10 korrik 2001 dhe festohet që nga 15 shkurt 2002.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *