LISTA E PËRBASHKËT PËR ZGJEDHJET NË BUJANOC: POLITIKANËT SERBË TAKOHEN SOT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. shkurt 2024. (Foto nga arkivi) – Sot do të mbahet takimi i përfaqësuesve të grupeve politike serbe për një paraqitje të mundshme të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Bujanocit. Sipas informacioneve jozyrtare, zgjedhjet do të mbahen në fillim të qershorit.
Takimi u inicua nga kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Bujanoc, Nenad Mitroviq dhe kreu i grupit të dytë të këshilltarëve serbë në Kuvendin e Bujanocit, Stojança Arsiq.
Përmes portalit Bujanovaçke, Mitroviq që javën e kaluar u ka bërë ftesë publike të gjithë politikanëve, partive, grupeve të qytetarëve dhe shoqatave serbe që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Takimi do të mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës nga ora 17:00 ndërsa Bujanovaçke do t’i raportojë publikut perk këtë ngjarje.
Iniciatori i takimit, Mitroviq, tha se Shtëpia e Kulturës është zgjedhur si terren “neutral” – që në fillim të bëhet e qartë se interest partiake nuk janë në rend të parë dhe se të ftuar konsiderohen të gjithë ata që synojnë të marrin pjesë në zgjedhje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *