Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 19. shkurt 2024. – Ushtruese e re detyrës së drejtoreshës së shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc nga e hëna është mësuesja Gordana Zllatkoviq, e cila punon në këtë shkollë që nga viti 1997 ndërsa këtë pozitë e ka mbajtur edhe nga viti 2014 deri në vitin 2018.
-Sot ka ardhur një vendim nga Ministria e Arsimit që më emëron si u.d. drejtor për një periudhë 6 mujore, gjegjësisht deri në përfundim të konkursit për zgjedhjen e drejtorit me mandat të plotë – thotë Zllatkoviq për Bujanovaçke.
Ajo është e vetëdijshme, siç thotë, se puna e drejtorit është e përgjegjshme dhe kërkon angazhim njëzet e katër orë.
– Për mua do të thotë që ministria e njohu përpjekjen dhe punën time dhe se më besuan mua për të udhëhequr shkollën. Jemi një shkollë e madhe, me shumë nxënës dhe shumë të punësuar, e di që do të kemi shumë sfida përpara, por shpresoj që t’i kalojmë me sukses. Përveç kësaj, ne po presim edhe kthimin në shkollën tonë – shton Zllatkoviq.
E pyetur nëse do të kandidoj për postin e drejtorit kur të shpallet, ajo përgjigjet shkurt:
– Të shohim, deri atëherë.
Kujtojmë se ministri i Arsimit e ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, me të cilin drejtori i mëparshëm Nenad Tasiq kishte fituar edhe një mandat në krye të kësaj shkolle.
Konkursi u anulua për shkak të konstatimeve të inspektimit arsimor, i cili konstatoi një sërë parregullsish gjatë zhvillimit të vetë konkursit, si dhe në punën e drejtorit.
Mandati katërvjeçar i Tasiqit përfundoi javën e kaluar dhe ai u kthye në punën e tij si mësues në shkollën e mesme “Sveti Sava”.