Bujanoc, 19. shkurt 2024. 20 vjeçari B.M. nga rrethina e Preshevës, është arrestuar nën dyshimin se ka grabitur një xhami në Bujanoc, mësohet jozyrtarisht nga policia.
Vjedhja ka ndodhur më 11 shkurt dhe i riu dyshohet se ka hyrë në xhaminë e qytetit dhe fillimisht ka tentuar të grabisë kasën për kontribute vullnetare të qytetarëve, por nuk ka arritur. Më pas i ka nxjerrë paratë me shirit ngjitës përmes hapjes së kasës.
Ai e futi shiritin në arkë dhe i nxori banknotat duke i ngjitur në shirit.
Në këtë mënyrë ai nxori nga kasaforta 10.000 dinarë.
I dyshuari është ndaluar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Më pas ndaj tij është caktuar masa e ndalimit deri në 30 ditë, si dhe është konstatuar se është përsëritës në kryerjen e veprave penale
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…