Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. shkurt 2024. Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhil Canaj, ka vizituar sot Bujanocin dhe ka takuar kryetarin e komunës, Nagip Arifi. Arifi shprehu gatishmërinë e tij për të punuar në projekte të përbashkëta për të ndihmuar shqiptarët në Bujanoc dhe rrethinë.
– Së shpejti do të vëllazërohemi me komunën e Gjirokastrës, e cila do t’i hapë rrugë realizimit të projekteve në sfera të ndryshme – tha Arifi pas takimit.
Përveç Bujanocit, ambasadori i ri dje ka vizituar edhe komunën e Preshevës.
Politikania nga Presheva Ardita Sinani, e cila gjithashtu u takua me ambasadorin, tha se kjo vizitë tregon gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar me shqiptarët e këtushëm.
Deri sap o raportojmë, Canaj ndodhet në selinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), ku u prit nga kryetari i Këshillit, Nevzad Lutfiu.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…