BLETARËT NGA RAJONI VIJNË NË BUJANOC NË FILLIM TË MARSIT

Bujanoc, 21. shkurt 2024. – Panairi ndërkombëtar i bletarisë “Bleta nuk njeh kufi”, i teti me radhë, do të mbahet më 2 mars në Palestrën e sporteve “Rinia” në Bujanoc. Organizator i panairit është shoqata e bletarisë “Polen 2012” nga Bujanoci në bashkëpunim me shoqatat e bletarisë “Nektar” dhe “Apicula”.
Panairi, në të cilin do të marrin pjesë rreth 50 ekspozues nga i gjithë Ballkani, organizohet nën patronatin e Komunës së Bujanocit.
Pas pritjes së mysafirëve, vizitorët do të mund të shijojnë lojën dhe këngën e fëmijëve të kopshtit të Bujanocit “Gëzimi ynë”, e më pas panairin do ta hap zyrtarisht kryetari i komunës Nagip Arifi. Do të kemi katër ligjërues të cilët do të flasin për tema të ndryshme nga lëmia e bletarisë – thotë për Bujanovaçke, Zarije Mitiq nga shoqata “Polen 2012”.
Ligjëruesi i parë do të jetë prof. Dr. Zoran Stanimirović, shef i Departamentit të Biologjisë dhe Shef i Qendrës për Inovacion dhe Kërkim Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, nga Universiteti i Beogradit, i cili është në listën e Stanfordit prej 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë.
Përveç Stanimiroviqit, ligjërues do të jenë edhe Ass. Dr. Urosh Glaviniq, i cili do të flasë për trendet bashkëkohore në kontrollin e rriqrave të bletës, pastaj Dr. Goran Bajiq, i cili do të prezantojë preparatin “Formikpro” dhe Dr. Beqë Hulaj, tema e të cilit do të jetë kalbja e hojeve amerikane.
Organizatorët ftojnë të gjithë bletarët dhe dashamirësit e produkteve të bletëve të vijnë dhe të marrin pjesë aktive në panair.
Panairi i bletarisë së vitit të kaluar “Bleta nuk njeh kufij” mblodhi një numër rekord ekspozuesish dhe vizitorësh – sipas organizatorëve, rreth 1000.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *