ARIFI: INSTITUTI AMERIKAN I INTERESUAR PËR ZHVILLIMIN E BLEGTORISË NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Bujanoc, 22. shkurt 2024. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, të mërkurën në Bujanoc është takuar me një delegacion të Institutit Republikan Ndërkombëtar të SHBA-ve, për të diskutuar për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë.
– Një numër i madh i blegtorëve në komunën tonë kanë nevojë për ndihmë, prandaj kemi diskutuar për mundësinë e lidhjes së blegtorëve tanë me blegtorët nga rajoni për të rritur kapacitetet e tyre – tha Arifi.
Ai shtoi se drejtori i Institutit, Paul Prososki, ka vizituar edhe disa ferma në komunën e Bujanocit për t’u njohur me kushtet në të cilat punojnë.
– Pozita e mirë gjeografike e Bujanocit duhet të shfrytëzohet për të lidhur njerëzit nga vendet e rajonit – tha Arifi.
Instituti Republikan Ndërkombëtar është një organizatë jofitimprurëse, jopartiake e themeluar në vitin 1983 si një organizatë partnere e OKB-së. Instituti financohet pjesërisht nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *