Bujanoc, 23. shkurt 2024. (Foto nga FB) – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ishte mysafir në Ambasadën e Japonisë në Beograd me rastin e festës kombëtare të atij vendi.
Me rastin e festës kombëtare të Japonisë, për nder të mbretit japonez, mora pjesë në një pritje të organizuar nga ambasadori japonez në Beograd, Imamur Akira S.T.. Në pritje kam takuar edhe dy ambasadorët shqiptarë, Bardhyl Canaj dhe Jetish Jasharin”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Canaj është ambasador i Shqipërisë në Serbi, ndërsa Jashari është shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.