Bujanoc, 23. shkurt 2024. – Në Panairin e 45-të Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd prezantohet edhe Banja e Bujanocit. Shtandin e saj e ka edhe Organizata Turistike e Bujanocit, nga e cila thonë se Banja “zgjon kureshtjen e vizitorëve”.
Shtandi i Bujanocit të enjten e ka vizituar drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq.
– Në cilësinë e drejtorit të Shërbimit të KT-së, kam vizituar edhe shtandin e Banjës së Sijarinës (Komuna e Medvegjës) dhe mund të them se ka shumë interes për të dyja banjat. Të dyja këto vërtet kanë diçka për të ofruar – thotë Mitroviq për Bujanovaçke.
Nga Organizata Turistike thonë se po mundohen që komunën e Bujanocit ta bëjnë sa më tërheqëse për qytetarët e ndryshëm të interesuar për ofertën turistike, me theks të veçantë në Banjën e Bujanocit.
“Ky është panairi i dytë i vitit në të cilin Organizata Turistike përfaqëson komunën e Bujanocit, pas atij në Tiranë që u mbajt muajin e kaluar”, thonë nga OTB.
Portali ynë tashmë ka shkruar se resorti shëndetësor në Banjën e Bujanocit ka lëshuar rreth 1000 rezervime për aranzhime me kupona për pushime në Serbi. Numri i rezervimeve është dukshëm më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur 400 përdorues zgjodhën këtë banjë në raundin e parë të shpërndarjes së kuponëve.
BUJANOCI NË PANAIRIN E MADHË TË TURIZMIT, INTERESIM I MADHË PËR BANJËN
Bujanovačke23. Feb 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostSERBËT NGA ANAMORAVA E KOSOVËS I TËRHEQIN NË BUJANOC PENSIONET DHE NDIHMAT SOCIALE
Next PostARIFI MUSAFIR I AMBASADËS SË JAPONISË PËR NDERË TË MBRETIT