SERBËT NGA ANAMORAVA E KOSOVËS I TËRHEQIN NË BUJANOC PENSIONET DHE NDIHMAT SOCIALE

Bujanoc, 23. shkurt 2024. (Foto nga arkivi) – Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndaj zyrtarëve të BE-së është e papranueshme. Reagimi pasoi refuzimin e Bislimit për të marrë pjesë në një takim për të diskutuar për heqjen e dinarit në Kosovë. Përderisa zyrtarët debatojnë në distancë, serbët nga Kosova vijnë në Bujanoc për t’i tërhequr paratë e ndihmës sociale me dinarë, para Kursimeve Postare, në të cilën për ditë të tëra ka turma të papërshkrueshme dhe sipas vetë bujanocasve, këtu shpesh vie edhe deri te ndërhyrja e policisë.
Deri në njëqind serbë vijnë në Bujanoc për t’i tërhequr ndihmat sociale dhe pensionet, kryesisht nga Anamorava e Kosovës. Të gjithë këta persona shërbehen vetëm nga tre sportele, kështu që turmat janë të pashmangshme.
“Shpresojmë që zoti Bislimi të vlerësojë përpjekjet, në vend që të akuzojë padrejtësisht zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme”, tha Stano të enjten, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ai ka konfirmuar se BE-ja ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të diskutojnë çështjen e dinarit në takimin e 27 shkurtit.
“Zakonisht ne nuk komentojmë shkëmbimet me partnerët tanë. Mirëpo, në letrën e ftesës së të dërguarit të posaçëm Lajçak, nuk specifikohet se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe kush të përfaqësojë Serbinë, kjo u mbetet palëve të vendosin”, tha Stano.
Ai ka shpjeguar se ftesa është dërguar pas takimeve që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borel ka pasur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti javën e kaluar në Mynih, ku sipas tij është diskutuar për çështjen e dinarit.
Bislimi tha të mërkurën se refuzoi ftesën e Brukselit për të diskutuar çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë dhe akuzoi të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për shkelje të parimeve.
Sipas fjalëve të tij, Lajçak ka shkelur “parimet që vetë ai i ka vendosur”, meqë, sipas tij, “për herë të parë ka caktuar një takim pa dakordim paraprak me palët dhe ka tentuar të përcaktojë agjendën pavarësisht parimeve që i ka vendosur në vitin 2021, se asnjë temë nuk vihet në rend dite pa dakordimin e palëve”.
Për shkak të anulimit të dinarit, në degët e Postës dhe Kursimeve postare, në veri të Kosovës, qytetarët në sportele mund të tërheqin maksimum 10 mijë dinarë ose po aq në euro, raporton RTS.
Përpara postës dhe bankës Kursimet postare në Mitrovicë, qytetarët presin në radhë për t’I marrë ndihmat sociale dhe shtesave për fëmijë.
Kossev raporton se paratë mund të tërhiqen vetëm në sportele, pasi që tre ditë nuk ka para në bankomat.
Në zonat serbe në jug të Ibrit, me ditë nuk ka dinarë, gjë që i detyron qytetarët të shkojnë për para në Kurshumli, Vranjë apo Bujanoc.
Dega bankës Kursimet postare në Bujanoc tash e disa ditë është e mbushur me njerëz, ndërsa në radhë për pagesë ka edhe serb nga Kosova.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *