Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24. shkurt 2024. – Komisionerja për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, është takuar të premten në Bujanoc me kryesinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Siç njofton KKSH, në këtë takim Komisionerja është njoftuar për format e diskriminimit nga shteti i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar.
“Është arritur një dakordim mes dy palëve për vazhdimin e komunikimit në mënyrë që të përmirësohet pozita e komunitetit shqiptar”, thonë nga Këshilli i Shqiptarëve.
Komisionerja për Mbrojtjen e Barazisë është një organ shtetëror i pavarur, autonom dhe i specializuar, ndërsa në vitin 2020, Brankica Jankoviq mori mandatin e dytë në krye të këtij institucioni.
Detyrat e Komisioneres është parandalimi i të gjitha llojeve, formave dhe rasteve të diskriminimit, mbrojtja e barazisë së personave fizikë dhe juridikë në të gjitha fushat e marrëdhënieve shoqërore, mbikëqyrja e zbatimit të rregullave për ndalimin e diskriminimit, si dhe promovimi i realizimit dhe mbrojtjes së barazisë.
Komisionerja nuk është deklaruar mbi takimin me KKSH-në në Bujanoc.
Početna FILLIMI KOMISIONERJA BRANKICA JANKOVIQ NË BUJANOC, KËSHILLI KOMBËTAR I RAPORTON MBI DISKRIMINIMIN
KOMISIONERJA BRANKICA JANKOVIQ NË BUJANOC, KËSHILLI KOMBËTAR I RAPORTON MBI DISKRIMINIMIN
Bujanovačke24. Feb 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostNGA STACIONI POLICOR JANË ZHDUKUR 272 PISTOLETA, POLICI I DYSHUAR NË ARRATI
Next PostSERBËT NGA ANAMORAVA E KOSOVËS I TËRHEQIN NË BUJANOC PENSIONET DHE NDIHMAT SOCIALE