Bujanoc, Nish, 24. shkurt 2024. (foto M.Z./J.V.) – Një punonjës policie nga Nishi, i cili ndodhet në arrati, dyshohet se në komisariatin e Panteleit, ku punonte deri atëherë, ka vjedhur 272 pistoleta, të cilat janë dorëzuar nga qytetarët në maj të vitit të kaluar. Nga dokumentet në fjalë “Južne vesti” meson se I njëjti në disa raste ka nxjerrë armë nga komisariati.
Sipas dokumenteve në të cilat ka pasur qasje “Južne vesti”, dy të dyshuarit Prokupçanin dhe Nishlija janë arrestuar, ndërsa polici është në kërkim dhe është lëshuar fletarrest.
Informacioni fillestar ishte se në komisariatin Pantelei në Nish mungonin 63 pistoleta, të cilat qytetarët i dorëzuan vullnetarisht gjatë fushatës për grumbullimin e armëve pa leje, ndërkaq për shkak të lëshimit gjatë evidentimit, për një kohë të gjatë nuk kishte një numër të saktë të pistoletave që mungonin. megjithatë, siç mësoi “Južne vesti”, bëhet fjalë për 272 armë dhe një sasi më të madhe municioni, shkruan “Južne vesti”.
Siç mësohet, polici i dyshuar ka marrë një sasi të madhe armësh dhe municioni, të cilat shtetasit ia kanë dorëzuar vullnetarisht komisariateve në bazë të vendbanimit të tyre, ndërsa polici i dyshuar në disa raste gjatë muajve në vijim, I ka nxjerrë ato nga ambientet zyrtare dhe i ka fshehur në lokacione të ndryshme në Nish.
Ndonëse ende nuk është konfirmuar nëse pistoletat, për shkak të ruajtjes dhe evidencës joadekuate, kanë përfunduar në tregun e zi, supozimi nga hetimet është se armët ende gjenden në Nish.
Kujtojmë se policia u bëri thirrje qytetarëve që posedojnë armë të paregjistruara t’i dorëzojnë ato në komisariatin më të afërt që nga data 8 maj deri më 8 qershor dhe se asnjëri prej tyre nuk do të mbajë përgjegjësi penale. Gjithashtu, ata deklaruan se do të ketë kontroll te pronarët e armëve për të përcaktuar nëse pronarët i mbajnë armët në përputhje me rregulloret aktuale – të ndara nga municioni dhe të mbyllura në vitrina, kasaforta dhe sef.
Pyetjet janë dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike për fazën e hetimeve dhe nëse kanë informacion për vendndodhjen e armëve, si dhe në policinë e Nishit, por nuk ka pasur përgjigje.
NGA STACIONI POLICOR JANË ZHDUKUR 272 PISTOLETA, POLICI I DYSHUAR NË ARRATI
Bujanovačke24. Feb 2024.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostPËRFUNDON TAKIMI I KAMBERIT ME VUÇIQIN: JA SE ÇKA KRYETARI I PREMTOI TË VETMIT DEPUTET POPULLOR NGA BUJANOCI
Next PostKOMISIONERJA BRANKICA JANKOVIQ NË BUJANOC, KËSHILLI KOMBËTAR I RAPORTON MBI DISKRIMINIMIN