NOSTALGJIA: FOTOT E MOTELIT PËRLOTIN SYTË E BUJANOCASVE TË CILËT KUJTOJNË TË KALUARËN

Bujanoc, 26. shkurt 2024. Bujanocas të shumtë, lexues të portalit tonë, reaguan emocionalisht ndaj video materialit tonë nga Moteli (që mund ta shikoni në fund të këtij teksti), krenaria e dikurshme e qytetit, i cili sot duket si një shëmti e përshtatshme për skenografinë e një film horror. Kujtojmë se Moteli është në pronësi të ish-ndërmarrjes shoqërore “Pranëvera”, e cila prej vitesh është në falimentim dhe zë një nga parcelat më atraktive jo vetëm në Bujanoc.
Banorët e moshuar të Bujanocit do ta kujtojnë se Moteli ishte një vend ekskluziv në qytet, një vendtakim i jetës shoqërore dhe i kohëve të mira, ku rriteshin breza të tërë bashkëqytetarësh.
Në komentet, prej të cilave janë disa qindra në faqen tonë në Facebook, mbizotëron mendimi se për gjendjen e Motelit fajin e ka pushteti aktual, si ai lokal po ashtu edhe ai shtetëror.
Foto: Përshëndetje nga Bujanoci
Moteli ishte i njohur në jug të Serbisë, autobusë me turistë vinin nga Leskoci, Surdulica, Vranja, Presheva, Kumanova. Moteli ishte i mirëseardhur për Bujanocin, e tani është mbetur për turp, turp, sidomos për drejtuesit e komunës, meqë për mirëseardhje prezentohet me mbeturina. Dhe nuk është çudi kur në qendër të Bujanocit nga Gumoplastika ka mbetur vetëm një shëmti. Baballarët e Bujanocit nuk kanë ditur ta ruajnë as stacionin e autobusëve që e kemi pasur, turp…, ka shkruar profesori Zulfo Sejdini.
“Dikur një nga simbolet e qytetit tonë në kuptimin pozitiv, dhe tani një simbol i gjendjes reale të udhëheqjes së qytetit në 30 vitet e fundit. Ne me këmbëngulje u japim mbështetje të njëjtëve nga zgjedhje në zgjedhje dhe pastaj fajin e ka djalli që Moteli dhe Gumoplastika por edhe Jugokopi janë në këtë gjendje, andaj askush tjetër nuk na ka faj, morëm atë që kërkuam”, thuhet në një nga komentet.
Shumë janë të mendimit se pushteti i qytetit hoqi dorë nga kjo ndërtesë me qëllim që dikush “ta blinte për pak para”. Po të njëjtin fat, përveç Motelit, kanë edhe fabrikat dhe objekte të tjera.
Foto: Shtëpia e tmerrit
Malli për vendin në të cilin tuboheshin bujanocasit e të gjitha moshave, në të cilin u njohën dhe u shoqëruan, e ku kaluan vitet më të mira të jetës, tani është ajo që ka mbetur sot nga Moteli.
“Ndërsa dikur ishte vend ekskluziv, ku prindërit kënaqeshin në kopsht, muzikë live… Atraksion I vërtetë ishin mjellmat në basenin e vogël, ndërkaq tani kanë mbetur vetëm mbeturinat… Bëmë dasma, prisnim vitin e ri, gjatë tërë vitit gjallëronte kopshti shumë I bukur me muzikë live…. Kënaqeshim në verandë, po ashtu këtu ndalonin edhe të huajt që ishin rrugës për në pushimet verore…”, janë vetëm disa nga komentet emocionuese dhe nostalgjike.
Përveç gjendjes së tmerrshme në të cilën ndodhet Moteli i Bujanocit, ajo që shihet në videoklipin që e kemi publikuar është edhe deponia e krijuar rreth vetë objektit, e cila ka shkaktuar edhe shumë komente negative nga lexuesit tanë.
“Mund të kuptohet gjithçka, por të bëhet një deponi e tillë dhe të fajësosh qeverinë nuk është e drejtë. Pushteti nuk ka thene beje motelin hale, e gjitha kjo eshte kultura e Bujanocit… Te dënohen te gjithe ata qe hedhin mbeturina, pse nuk po ben punen komunalia… Çfarë I kemi njerëzit të tilla I kemi edhe mbeturinat,turp për qytetin… Nuk ka ardhur njeri nga ana për të hedhur mbeturina, gjithë qyteti e di kush po e bën, por të gjithë heshtin”, vijojnë komentet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *