Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. shkurt 2024. – Deputeti popullor nga Bujanoci, Shaip Kamberi, përfaqësues i listës zgjedhore “beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, pas konsultimeve të sotme për qeverinë e re me Aleksandar Vuçiq, tha se presidentit të Serbisë ia ka paraqitur kërkesat legjitime të shqiptarëve nga jugu. Serbia tashmë është përfshirë në planin 7-pikësh. “Ne ritheksuam qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozicion në nivel qendror, por besojmë se përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi ynë i vetëm dhe se duhet të fillojmë nga institucionet shtetërore në nivel lokal dhe rajonal”, tha për Bujanovaçke pas takimit, deputeti Kamber. Ai ka marrë premtimin nga presidenti, siç tha ai, se do të avokoj për privatizimin e Banjës së Bujanocit.
“Presidenti Vuçiq na tha se duhen më shumë takime të tilla për të zgjidhur problemet e listuara. Ai premtoi se do të zgjidhet problemi në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, i cili në fakt është rregulluar me dekret të qeverisë. Ai po ashtu ka thënë se do të avokoj për privatizimin e Banjës së Bujanocit. Nuk pat dakordim për asnjë nga çështjet e tjera, përveç pikave të përgjithshme që duhet të bisedojmë dhe t’i zgjidhim problemet së bashku”, ka thënë Kamberi për Bujanovaçken pas takimit.
Në bisedën me Vuçiqin, ai ka theksuar se qëndrimi i shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë.
“Rasti i mjekëve të diskriminuar nga Presheva kërkon zgjidhje urgjente, por edhe integrimin e shqiptarëve të kualifikuar në polici. Me presidentin Vuçiq kemi diskutuar edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocës, rritjen e investimeve në nivel lokal dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve”, thotë Kamberi.
Kamberi në vazhdim tha se, Vuçiqit ia ka përcjellur edhe porosinë se shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës së tyre duhet të jetë gjithashtu në agjendën e qeverisë së re dhe pret një qasje konstruktive nga Ministria e Arsimit në procesin e riemërtimit të shkollës në Bilaç – nga Desanka Maksimoviq, në Ismail Kadare (shkrimtar shqiptar).
“Zgjidhje urgjente kërkojnë edhe diplomat nga universitetet e Kosovës. Nga kjo varet përmirësimi i pozitës së shqiptarëve nga jugu i Serbisë dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë”, thotë Kamberi.
Po ashtu, shtoi ai, institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin derën për integrimin e shqiptarëve, sepse mbyllja e tyre nënkupton përjashtimin e shumicës së popullsisë në Luginën e Preshevës, thotë ai.
Kamberi ka shkuar në takim me Vuçiqin i shoqëruar nga Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Rahim Salihi, përfaqësuesi i autorizuar i listës zgjedhore “Betgeja politike e shqiptarëve vazhdon”.
Ndryshe nga konsultimet pas zgjedhjeve të 2020, përfaqësuesit e listës shqiptare nuk kërkuan poste specifike në pushtetin ekzekutiv.
Početna FILLIMI PËRFUNDON TAKIMI I KAMBERIT ME VUÇIQIN: JA SE ÇKA KRYETARI I PREMTOI TË VETMIT DEPUTET POPULLOR NGA BUJANOCI
PËRFUNDON TAKIMI I KAMBERIT ME VUÇIQIN: JA SE ÇKA KRYETARI I PREMTOI TË VETMIT DEPUTET POPULLOR NGA BUJANOCI
Bujanovačke27. Feb 2024.FILLIMI, QYTETI, SHOQËRI0
Previous PostNOSTALGJIA: FOTOT E MOTELIT PËRLOTIN SYTË E BUJANOCASVE TË CILËT KUJTOJNË TË KALUARËN
Next PostNGA STACIONI POLICOR JANË ZHDUKUR 272 PISTOLETA, POLICI I DYSHUAR NË ARRATI