NËSE VIE NË PUSHTET REXHEPI PREMTON 100.000 DINARË PËR SECILËN FOSHNJE TË LINDUR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. shkurt 2024. Driton Rexhepi, lideri i Lëvizjes së sapoformuar për Bujanocin, tha se nëse organizata e tij politike bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve lokale do të avokojë që nga buxheti komunal të paguhen 100.000 dinarë për çdo fëmijë të lindur në komunën e Bujanocit.

Subvencionet nga buxheti janë paraparë me programin e Lëvizjes për Bujanocin për periudhën 2024-2028.

Lëvizja e Rexhepit është themeluar së fundmi, para zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit, dhe përbëhet nga ish-simpatizues të PVD-së, së Shaip Kamberit, nga e cila Rexhepi dha dorëheqjen në vitin 2023.

– Për çdo të porsalindur familjes do t’i jepet ndihmë financiare prej 100.000 dinarë nga buxheti i komunës, ndërsa për binjakët rritet shuma për 50 për qind. Këto mjete janë të veçanta dhe nuk do të varen nga beneficionet tjera të bazuara në ligjin për financimin e familjes apo beneficione tjera – tha Rexhepi.

Sipas tij, programi zgjedhor i Lëvizjes është në përputhje me mundësitë reale të buxhetit dhe me kompetencat e vetëqeverisjes lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *