PËR HERË TË PARË, NË EP “GËZIMI YNË” BUJANOC HAPET KONKURS PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29. shkurt 2024. Regjistrimi i fëmijëve në çerdhen e Bujanocit “Gëzimi ynë” tash e tutje do të bëhet me konkurs, ndërsa i pari do të hapet në maj, thanë për portalin tonë në këtë ent parashkollor. Arsyeja e ndryshimit të mënyrës së regjistrimit është numri i madh i fëmijëve në listën e pritjes, sidomos për çerdhe.
Deri më tani me regjistrimin merrej edukatorja kryesore dhe pedagogu, ndërsa në të ardhmen do të bëhet me komision, do të shpallet konkursi dhe fëmijët do të shënohen sipas prioriteteve, nga 20 deri në 50 pikë.
“Përparësi, pra numrin më të madh të pikëve do ta kenë fëmijët nga grupet e ndjeshme shoqërore – viktima të dhunës në familje, nga familjet që përdorin ndonjë formë të mbrojtjes sociale, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët e prindërve të vetëm që marrin ndihmë për fëmijë, fëmijët me aftësi të kufizuara në zhvillimin fizik. Ata do të marrin maksimumi 50 pikë gjatë renditjes në konkurs. Pas kësaj ka kategori për të cilat jepen 40, 30 dhe 20 pikë”, thonë për Bujanovaçke nga sektori juridik I këtij enti.
Kjo mënyrë regjistrimi është e paraparë me ligj dhe aplikohet në shumë qytete dhe komuna të tjera në Serbi. Për shkak të kësaj, kopshti i Bujanocit në fund të vitit ka miratuar Rregulloren e re për regjistrim.
Siç thonë në kopsht, mënyra e mëparshme e regjistrimit me drejtuesen dhe pedagogun në rolin kryesor ishte e realizueshme, sepse thuajse nuk kishte listë pritjeje. Mirëpo, prej disa kohësh një numër i madh fëmijësh presin vendin e tyre në kopsht.
Regjistrimi përmes konkursit është i dedikuar për grupe të të gjitha moshave, përveç programit të detyrueshëm përgatitor parashkollor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *