VAZHDIMI I FILMIT “DY GISHT MJALTË” PARA PUBLIKUT NË PRESHEVË

Bujanoc, 28. shkurt 2024. Filmi “Dy gisht mjaltë 2” do të ketë premierë të enjten (29 shkurt) në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, nga ora 20:00. Përveç shfaqjes së vetë filmit, vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë edhe aktorët Ermal Mamaqin dhe Elvan Gjatën, të cilët morën pjesë në krijimin e tij.

Është një komedi romantike që vjen nga Shqipëria dhe ndjek “aventurat e çiftit tonë të preferuar, Ervinit dhe Emës, të cilët vazhdojnë jetën pas martesës. Këtë herë ata shkojnë me pushime familjare në Turqi, por ngatërrojnë biletat e avionit dhe përfundojnë në aeroportin e gabuar, thuhet në sinopsis.

Pas premierës, filmi do të shfaqet edhe katër herë në ditët në vijim, nga data 1 deri më 4 mars. Të gjithë të interesuarit mund të blejnë bileta për 500 dinarë.

Organizatorë të shfaqjeve janë Shtëpia e cultures në Preshevë dhe Art Decor B&F.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *