Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 01. mars 2024. Në koncertin humanitar “Ne mund ta bëjmë”, të mbajtur të enjten në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, nga shitja e biletave janë mbledhur 191.710 dinarë ndërsa të gjitha paratë do të drejtohen për qëllime humanitare.
Koncerti u organizua nga nxënës dhe mësues të gjimnazit “Sveti Sava”.
Koncerti filloi me këngë korale, e më pas pati recitime, valle nga folkloristët e vegjël dhe të mëdhenj të SHKA-së “Soko” të Bujanocit, numra të interpretuar nga solistja vokale nga Bujanoci Angjela Dukadinoviq dhe interpretimi i virtuozit të vogël në harmonikë, Aleksa Zllatkoviq,. nxënës i klasës së dytë së shkollës muzikore të Bujanocit.
Salla e madhe ishte e mbushur plot, ndërsa se sa iu kishin munguar qytetarëve tanë këngët dhe vallet flet fakti që folkloristët u kthyen nga publiku për ta vazhduar interpretimin.
Bujanocasit edhe një herë treguan se kanë zemër të madhe dhe iu bashkuan nismës “Mund ta bëjmë”.
– Falenderojmë të gjithë njerëzit, kompanitë dhe organizatat e vullnetit të mirë që na kanë mbështetur. Falënderojmë veçmas profesorin e shkollës së muzikës Millosh Stoimenov, anëtarët e SHKA-së “Soko” të udhëhequr nga Nenad Mitiq, solisten Angjela Dukadinoviq dhe virtuozin e vogël Aleksa Zlatkoviq – thonë organizatorët nga shkolla e mesme “Sveti Sava”.
Gjithashtu falënderime publike u dërguan edhe për Kryqin e Kuq të Bujanocit, “Bivoda”, Vladimir Stojkoviq dhe Sërđan Tomiq nga Shtëpia e Kulturës, mësuesin e gjimnazit “Sveti Sava”, Nemanja Brankoviq, si dhe nxënësit anëtarë të korit të shkollës.
– Falenderojmë edhe nxënësit e seksionit dramatik Dunja Mitiq, Anastasia Aleksiq dhe Sara Atanaskovic, profesoresha Jasminka Mitroviq, si dhe nxënësit Stefan Angjelkoviq, Dario Stamenkoviq, Marija Stoshiq, Urosh Gjorgjeviq, Filip Mitiq dhe Jovan Nikoliq – shtojnë nga shkolla.
Početna FILLIMI 190.000 DINARË NDIHMË NGA BUJANOCASIT QË MBUSHIN SHTËPINË E KULTURËS NË KONCERTIN HUMANITAR
190.000 DINARË NDIHMË NGA BUJANOCASIT QË MBUSHIN SHTËPINË E KULTURËS NË KONCERTIN HUMANITAR
Bujanovačke1. Mar 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostAKTUALIZOHET SËRISH HAPJA NË PRESHEVË E KATEDRËS BEOGRADASE TË ALBANOLOGJISË
Next PostLIDERËT SHQIPTARË: VUÇIQ PREMTOI NDRYSHIMINE EMRIT TË SHKOLLËS NË BILAÇ, NGA DESANKA MAKSIMOVIQ NË ISMAIL KADARE