Bujanoc, 01. mars 2024. – Nisma për ndryshimin e emrit të shkollës “Desanka Maksimoviq” në Bilaç nuk do të stopohet në Beograd. Deputeti Shaip Kamberi dhe Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) kanë deklaruar se këtë premtim e kanë marrë nga Aleksandar Vuçiq gjatë konsultimeve për Qeverinë e re të Serbisë.
Këshilltarët e KK të Bujanocit më herët kishin aprovuar propozimin që kjo shkollë ta bartë emrin Ismail Kadare, me emrin e shkrimtarit nga Shqipëria, kandidat për çmimin Nobel. Fjalën e fundit e jep ministria e linjës.
Siç deklaruan Kamberi dhe Lutfia në konferencën për media të enjten, thane senisma për ndryshimin e emrit të shkollës nuk duhet të refuzohet në Beograd. Ata janë shprehur optimistë se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

