Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 01. mars 2024. – Shpenzimet e varrimit deri në 50.000 dinarë për çdo banor të vdekur të të komunës së Bujanocit do të mbuloheshin nga Komuna, thotë Driton Rexhepi, lider i Lëvizjes së sapoformuar për Bujanocin.
Nëse Lëvizja për Bujanocin bëhet faktor në pushtetin komunal pas zgjedhjeve të ardhshme lokale, mbulimi i shpenzimeve të varrimit do të jetë përgjegjësi e komunës, sipas programit të organizatës së Rexhepit.
Me këtë vendim, vetëqeverisja lokale do të detyrohet që me kërkesë të palës të mbulojë shpenzimet financiare të varrimit për çdo familjar. Ndihma financiare që do t’u jepet familjeve në rast të vdekjes së një anëtari do të përcaktohet në bashkëpunim dhe marrëveshje me bashkësitë fetare në komunën e Bujanocit dhe do të jetë 50.000 dinarë, tha Rexhepi.
Ai shtoi se kjo lloj ndihme nuk do të varet nga përfitimet tjera nga sigurimet apo fondet pensionale.
Lëvizja për Bujanocin do të avokojë që nga buxheti komunal të paguhen 100 mijë dinarë për çdo fëmijë të lindur në komunën e Bujanocit, për të cilin Bujanovaçke tashmë ka shkruar.
Lëvizja e Rexhepit është themeluar së fundmi, para zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit dhe përbëhet nga ish-simpatizues të PVD-së së Shaip Kamberit, nga i cili Rexhepi dha dorëheqjen në vitin 2023.
Početna FILLIMI NËSE BËHEMI PJESË E QEVERISJES, KOMUNA DO T’I PAGUAJ SHPENZIMET E VARRIMIT PËR GJITHË BANORËT E KOMUNËS SË BUJANOCIT
NËSE BËHEMI PJESË E QEVERISJES, KOMUNA DO T’I PAGUAJ SHPENZIMET E VARRIMIT PËR GJITHË BANORËT E KOMUNËS SË BUJANOCIT
Bujanovačke1. Mar 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostKOMUNA HAPI KONKURSIN PËR MEDIA, PRITET TË NDAHEN 5.5 MILIONË DINARË
Next PostAKTUALIZOHET SËRISH HAPJA NË PRESHEVË E KATEDRËS BEOGRADASE TË ALBANOLOGJISË