VUÇIQI PAS TAKIMIT ME ZELENSKIN: NUK E KUPTOJ QËNDRIMIN NEGATIV NDAJ UKRAINËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Tiranë, 29. shkurt 2024. (Foto instagram) – Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se nuk i kupton qëndrimet negative ndaj Ukrainës që mund të dëgjohen në Serbi. Ai ndodhet në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, ndërkohë që për RTS tha se i kupton “marrëdhëniet tona” me Rusinë, por se nuk e kupton qëndrimin negativ ndaj Ukrainës.
Dua t’u them njerëzve në vendin tonë se nuk i kuptoj kur ata shprehin disa pikëpamje kundër Ukrainës. Unë i kuptoj marrëdhëniet tona edhe me Rusinë, të gjitha i kuptoj shumë mirë. Nuk e kuptoj qëndrimin negativ ndaj Ukrainës, sepse Ukraina nuk ka bërë kurrë asgjë kundër Serbisë. Dhe dua t’u them të gjithë njerëzve se edhe Ukraina nuk e ka njohur as pavarësinë e Kosovës. Edhe këta janë vëllezërit tanë sllavë, ashtu si rusët. Dhe ne përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira, ka theksuar Vuçiq
Në Tiranë, ai u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, me të cilin, siç u shpreh për RTS, nuk ka biseduar “asnjëherë më hapur”, foli për integritetin territorial të të dy vendeve, respektimin e Kartës së OKB-së, por edhe për tema të tjera të rëndësishme dhe iniciativa për paqen.
Zelensky falënderoi Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
“Falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe ndihmën humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social “X”.
Ai ka shtuar se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e planit të paqes.
“Ne kemi koordinuar kontaktet e ardhshme në mënyrë që të përhapim mbështetjen ndërkombëtare për planin. Unë e informova presidentin Vuçiq për gjendjen aktuale në front. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe ato politike në Evropën Lindore”, shkroi presidenti ukrainas.
Udhëheqësit e vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Serbinë, miratuan një deklaratë në Tiranë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, ku thuhet se “agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për stabilitetin evropian dhe paqen ndërkombëtare”.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *