Bujanoc, 5. mars 2024. – Shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka pranuar autoambulancë të re nga agjencia turke zhvillimore “TIKA”. Çelësat e veturës “Opel”, në vlerë prej 54 mijë eurosh, kryetarit të komunës Nagip Arifi ia ka dorëzuar ambasadori i Turqisë në një ceremoni të mbajtur sot në Pallatin e Serbisë.
– Ky donacion do të thotë shumë për ne, sepse flota jonë tani do të jetë më e pasur për një automjet tjetër. Përveç nesh, një automjet ka marrë edhe Shtëpia e shëndetit në Bosilegrad, ndërsa inkubatorë ka marrë edhe Spitali i Përgjithshëm në Kikindë. Shfrytëzoj rastin t’i shpreh mirënjohjen time organizatës turke “TIKA”, Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë – thotë për Bujanovaçken drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Dr. Daliborka Pavlloviq, e cila mori pjesë në ceremoni.
Përveç drejtorit, në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq.
Ceremonia u mbajt nën kujdesin e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, me mbështetjen e Trupit Koordinues.
Kjo nuk është hera e parë që Turqia përmes agjencisë së saj ndihmon komunën e Bujanocit.
Ndër të tjera, TIKA dhuroi 35.000 euro për ndërtimin e këndit të lojërave në Bilaç, financoi rindërtimin e një shkolle fillore në Tërnoc, ndërsa Bujanoci mori edhe një kamion për grumbullimin e mbeturinave si donacion.
AUTOAMBULANCË PËR SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC, DHURATË NGA TURQIA
Bujanovačke5. Mar 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostDITËT E ZEZA PËR KLUBIN E HENDBOLLIT BSK: KOMUNA NUK NA NDIHMON AS SA PËR NJË SENDUIÇ, NDËRSA NGA HEBA MARRIM DY PAKO UJ EDHE ATË VETËM KUR LUAJMË MUSAFIR
Next PostSASHA ARSIQ TUBON OPOZITËN NË BUJANOC, ME SHUMË GJASA DY LISTA ZGJEDHORE TË PARTIVE SERBE