DITËT E ZEZA PËR KLUBIN E HENDBOLLIT BSK: KOMUNA NUK NA NDIHMON AS SA PËR NJË SENDUIÇ, NDËRSA NGA HEBA MARRIM DY PAKO UJ EDHE ATË VETËM KUR LUAJMË MUSAFIR

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 5. mars 2024. – Edhe pse i katërti në tabelën e Ligës së Parë të Serbisë dhe me një ndeshje më pak, klubi i hendbollit BSK HEBA Bujanoc ka hyrë në “zonën e kuqe” sa i përket borxheve. Ata tashmë kanë mbi 600.000 dinarë borxh për transportin dhe tarifën vjetore ndaj Federatës, e që për pasojë klubi është gati të mbyllet. Ata marrin 500 mijë dinarë në vit nga komuna, të cilat nuk mjaftojnë as për shpenzimet elementare ndërsa nga kompania, emrin e së cilës e sponzorojnë, marrin vetëm dy pako të turpshme me ujë për pije në udhëtime. Thua se u shkundën duke ndihmuar. Sikur që të gjithë hoqën dorë nga klubi me traditë të famshme, i cili jo shumë kohë më parë mundi Zvezdën dhe Partizanin në Bujanoc si pjesëtar i elitës.
Për këtë arsye, Goran Tashkoviq, njëri nga dy trajnerët e këtij klubi, për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore përmes portalit tonë i drejtohet publikut, pasi siç thotë ai, pavarësisht se kujt iu drejtuan për ndihmë, ata nuk mori përgjigje.
I kemi njoftuar të gjitha institucionet shtetërore, që nga Trupi Koordinues, përmes Këshillit të Sportit, deri te kryeministri dhe presidenti i shtetit dhe nuk kemi marrë përgjigje nga askush – thotë Tashkoviq.
MITROVIQ, ORGAN KOORDINATOR: Me Tashkoviqin kemi biseduar kohë më parë, kështu që më ka njoftuar për gjendjen në klub, por nuk kemi qëndrim dhe nuk kemi mjete në buxhetin e Trupit Koordinues për qëllime të tilla. Ne e këshilluam që të kontaktojë Shoqatën e Sporteve dhe Ministrinë e Sporteve si klub, pasi financojnë këto aktivitete programore. Kur të shpallen konkursdet që kalojnë në atë ministri, ne mund t’i japim mbështetje klubit tonë të hendbollit, të shpjegojmë se si është gjendja e tyre, sepse ata kanë nevojë për ndihmë dhe ai klub do të thotë shumë për ne – shpjegon Mitroviq.
Në të kaluarën nga buxheti komunal janë ndarë 9 milionë dinarë për klubet lokale, por tani vetëm 6 milionë dinarë. Tashkoviq pohon se “është evidente” se strukturat komunale duan t’i mbyllin klubet serbe, sepse klubet shqiptare kanë marrë para nga Prishtina dhe si pasojë është zvogëluar buxheti komunal i sportit.
Për këtë vit është shpallur konkursi për sport, kështu që në fund të vitit do të marrim 500 mijë nga komuna, sepse aq marrim, që është një shifër e mjerueshme, sepse me atë shumë mezi mbulojmë kontrollet mjekësore, regjistrimin, kotizimet dhe të ngjashme, dhe këto janë shpenzime që askush nuk i sheh – shpjegon Tashkoviq
Klubi shkon, shton ai, në udhëtime që janë të gjata dhe të shtrenjta. Ndeshja e tyre e fundit jashtë fushe ishte në Pllanën e Madhe dhe atë herë kushtonte mbi 600 euro.
– Unë kam mbi 30 vjet në klub dhe pretendoj se nuk ka qenë kurrë kështu. Kur luanim rangun më të ulët, kishim fanella dhe drekonim, tani nuk e kemi as atë. Imagjinoni fëmijët që japin gjithçka në lojë, që arrijnë rezultate të larta, por nuk marrin asnjë sanduiç, e lëre më drekën, por blejnë ushqime pas lojës. Kur kemi para, sigurojmë sanduiçe, por edhe për këtë duhen së paku 5000 dinarë, e kur të vijë fundi i muajit nuk na mbetet as aq nga rroga. Lojtarët e klubeve të tjera marrin rrogë, por tanët nuk marrin as drekë – shton Tashkoviq.
Aktualisht KH BSK i Bujanocit është i katërti në tabelën e Ligës së Parë të Serbisë, me një ndeshje më pak.
– Është e qartë se askush nuk kujdeset. Dikush mund të mendojë se presidenti i klubit Zoran Millosheviç dhe unë kemi ndonjë përfitim nga kjo, por në fakt situata është krejtësisht ndryshe. Zorani ndan para nga paga e tij minimale dhe na paguan shpenzimet, deri më tani ka dhënë mbi 250 mijë dinarë nga xhepi i tij – thotë Tashkoviq dhe thekson se për t’u marrë me sport para së gjithash duhet të ketë pajisje adekuate ndërkohë që vetëm një palë këpucë të hendbollit kushtojnë të paktën 8000 dinarë.
Fabrika e ujit “Heba” në Bujanoc, përveç që u ka blerë një komplete fanella vitin e kaluar, u jep ujë për udhëtime dhe kjo është e vetmja gjë që marrin lojtarët dhe trajnerët e KH BSK.
– Nuk i kemi kërkuar askujt asnjëherë para, por kërkojmë ndoihmë sa të paguajmë udhëtimet tona, tarifat e regjistrimit, tarifat e gjyqtarëve dhe shpenzimet e tyre të udhëtimit.
I pyetur se si mbijetojnë në radhë të parë, Tashkoviç thotë:
– Po futemi në një situatë sikur që unë dhe Zorani ta mbyllim klubin, e jo komuna, ngase atyre kjo nuk iu intereson. Dhe kjo nuk është një histori që po kërcënojmë ta mbyllim sepse nuk kemi para, por thjesht situata është e tillë dhe nuk shoh rrugëdalje për momentin – thotë Tashkoviq.
Klubi i hendbollit BSK ekziston që nga viti 1975, Tashkoviq është në klub që nga viti 1978 dhe ka qenë trajner për 30 vjet. Klubi ka dy trajnerë të licencuar dhe 26 hendbollistë të regjistruar. Ata nuk mund të punojnë më me të rinjët, sepse kjo kërkon séance stërvitore shtesë.
Ndeshjen e radhës do ta luajnë të dielën më 10 mars nga ora 18 në sallën e sporteve “Rinia” në Bujanoc kundër ekipit të Zajeçarit, i cili është i pari në tabelë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *