MË 18 MARS NË EP “GËZIMI YNË” BISEDOHET MBI GRUPET E REJA TË FËMIJËVE SHQIPTARË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 5. mars 2024. – Kërkesa e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) për hapjen e grupeve të reja për fëmijët shqiptarë në kopshtin “Gëzimi ynë” në Bujanoc do të diskutohet në takimin e 18 marsit që do të organizohet nga Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë.
KKSH thotë se kopshti tani ka vetëm një grup shqiptar në të cilin janë caktuar fëmijët nga 2 deri në 6 vjeç dhe se një numër i madh i fëmijëve shqiptarë janë në listën e pritjes.

Prej disa vitesh politikanët shqiptarë kanë kërkuar nga drejtori i kopshtit Millovan Aleksiç që të hapë grupe të reja shqiptare. Kërkesa i është dërguar Trupit Koordinues në fillim të shkurtit në takimin e kreut të KKSH-së, Nevzad Lutfiu, dhe drejtorit të Shërbimit të KT-së, Nenad Mitroviq. Më pas Mitroviqi ka bërë të ditur se për këtë do të diskutohet, por problemi më i madh është se nuk ka hapësirë për grupe të reja në objektin e çerdhes.

Në takimin e datës 18 mars do të ftohen të gjithë personalitetet që mund të ndikojnë në zgjidhjen e kërkesës.

KKSH thotë se ata do të “kërkojnë me këmbëngulje të drejtat e tyre”.

Fakti që në kopsht ka një numër të madh fëmijësh në listën e pritjes, jo vetëm shqiptarë, e ka konfirmuar së fundmi edhe vetë institucioni, nga ku është bërë e ditur se si rrjedhojë tashmë fëmijët do të regjistrohen me konkurs.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *