MITROVIQ PAS TAKIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE SERBE: FTESA MBETET ENDE E HAPUR PËR ATA QË NUK ERDHËN AS SONTE (FOTO&VIDEO
Bujanovaçke, 4. mars 2024.
Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4. mars 2024. “Të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe organizatave që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Bujanoc kanë konfirmuar se duan të jenë në listën e vetme serbe”, tha për Bujanovaçke, pas takimit të mbajtur sonte, Nenad Mitroviq, kryetar i Këshillit lokal të Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc. Mirëpo, kjo nuk do të thotë fundi i bisedimeve, do të ketë më shumë takime dhe Mitroviq pret që të gjithë ata që nuk e kanë bërë këtë t’i përgjigjen ftesës. I pyetur nëse mendon edhe për Sasha Arsiqin, kryetarin e Këshillit lokal të Lëvizjes popullore të Serbisë, i cili tashmë ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë bashkëpunimi me përparimtarët, Mitroviq përgjigjet se po mendon për të gjithë.
– Nuk do të apostrofoj apo synoj askënd, dua të them tekstualisht të gjithë. Ne duam të flasim dhe të ftojmë të gjithë ata që nuk ishin aty sonte ose në takimin e parë. Ne duam t’i tubojmë të gjithë dhe të flasim, që të mos rezultojë se një grup po bën një listë të përbashkët – thotë Mitroviq.
Krahasuar me mbledhjen e pare, të mbajtur dy javë më parë, sonte kanë ardhur për të diskutuar për listën e unifikuar edhe përfaqësues të komiteteve lokale të POKS-it, Serbisë së Bashkuar dhe Partisë Radikale Serbe.
Ftesës së Nenad Mitroviqit dhe Stojança Arsiqit, liderëve të dy grupeve më të mëdha politike në komunë, kësaj radhe iu përgjigjën edhe partnerët e koalicionit progresist, Miodrag Milkoviq, Zoran Spasiq, bashkëpunëtor i Boban Pavloviqit, mandej përfaqësues të SPS-së në Bujanoc, Bozhidar Angjelkoviq dhe Blagoje Tabash, Nenad Tasiq Tasa para SPO-së dhe Goran Shilja Tashkoviq.
Edhe më këtë takim erdhën edhe Oliver Milenkoviq dhe Milan Jovanoviq Keçe, e bashkë me ta kësaj radhe edhe doktor Dejan Stojanoviq, kolegu i tyre nga organizata serbe Sabornost.
Pas atij takimi fillestar, Milenkoviq deklaroi se organizata Sabornost nuk ka lidhje me këto negociata, por se ai dhe kolegët e tij përfaqësojnë një grup të sapoformuar të qytetarëve që janë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhje.
Data e takimit të ri, siç tha Mitroviq, nuk është vendosur sonte, por mund të pritet në ditët në vijim.
Početna FILLIMI MITROVIQ PAS TAKIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE SERBE: FTESA MBETET ENDE E HAPUR PËR ATA QË NUK ERDHËN AS SONTE
MITROVIQ PAS TAKIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE SERBE: FTESA MBETET ENDE E HAPUR PËR ATA QË NUK ERDHËN AS SONTE
Bujanovačke5. Mar 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostFATËKEQËSIA AFËR KONÇULIT: NË PRANI TË FËMIJËVE AKSIDENTALISHT BIE NË LUM
Next PostMUSTAFA NË POZITËN MË TË LARTË DREJTUESE NË SHKOLLËN “NAIM FRASHËRI” NË BUJANOC