AKSIONI VAZHDON, DY AUTOMJETE TË KONFISKUARA NË QARKUN E PÇINJËS

Bujanoc, 7. mars 2024. – Që nga fillimi i aplikimit të masës penale të konfiskimit të automjeteve për shkak të kundërvajtjeve të rënda në komunikacion (22 shkurt) janë konfiskuar 24 automjete. Dy vetura janë sekuestruar në territorin e Policisë së Vranjës.
“Në të shumtën e rasteve, shkak për konfiskimin e mjetit kanë qenë shkeljet e drejtimit pa patentë shofer, konfiskim për shkak të drejtimit nga pakujdesia (pikat ndëshkimore), si dhe drejtimi i automjetit gjatë kohës së zgjatjes së masës mbrojtëse, ndalim drejtimi i mjetit motorik. “, tha për Nova kryeshefi i Administratës së Trafikut, koloneli i policisë Slavisha Lakiçeviq.
Sipas tij, më së shumti automjete janë konfiskuar në territorin e Drejtorisë së Policisë për qytetin e Beogradit, gjashtë, në territorin e Drejtorisë së Policisë në Shabac janë konfiskuar katër vetura, ndërsa nga dy vetura janë konfiskuar në territorin e drejtorive policore në Vranjë, Zrenjanin, Novi Pazar dhe Pançevë, si dhe nga një veturë e konfiskuar në territorin e Drejtorive policore në Valevë, Jagodinë, Kralevë, Leskovc, Nish dhe Sremska Mitrovicë.
Ai theksoi se 8 shkelës ishin nën moshën 25 vjeçare, duke përfshirë një të mitur.
Vetura e parë e konfiskuar nga policia, sipas ligjit të ri, ishte një “Volkswagen” që drejtohej nga një i moshuar nga Leskoci. Me atë rast ai ka kryer kundërvajtje të rëndë duke refuzuar t’i nënshtrohet testit të alkoholit, ndërsa në dy vitet e mëparshme është dënuar edhe për refuzim të testit të alkoholit dhe për drejtim të dhunshëm, sepse ka drejtuar një automjet me alkool më shumë se dy në promilë në gjakun e tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *