OLTA DHE VALËZA NGA SHF “NAIM FRASHËRI” KRENARIA E BUJANOCIT, T’IU UROJMË QË TË SHKËLQEJNË EDHE NË GARAT REPUBLIKANE PËR GJUHËN ANGLEZE

Bujanoc, 12. mars 2024. Olta Ahmeti dhe Valza Islami, nxënëset e klasës së 8-të të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc janë kualifikuar në garën republikane të anglishtes, e cila do të mbahet më 7 prill në Beograd.
Olta dhe Valëza fituan vendin e dytë, përkatësisht të tretë në Garën Rajonale në Vranjë.
Fillimi i këtij rrugëtimi nuk është i rastësishëm por një kontribut i mësueses së gjuhës angleze Pajtime Ismaili. Ëndrrat tona po bëhen realitet. Ne dëshirojmë që e ardhmja të jetë plot suksese në garat e mëtejshme, thonë nga kjo shkollë.

Bujanovačke i urojnë Oltës dhe Valëzës sukseset më të mëdha në garat e radhës dhe në të gjitha garat tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *