Bujanoc, Vranjë, 15 mars 2024. Një i afërm i peshkopit të Vranjës Pahomije, me inicialet M.I. (43) nga Vranja, është dënuar me një vit arrest shtëpiak për vjedhjen e 5 milionë dinarëve nga kasaforta e Dioqezës së Vranjës, në mesin e majit të vitit të kaluar.
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Vranjë, i kryesuar nga gjyqtarja Dragana Stankoviq Tasiq, ka marrë vendim për vuajtjen e dënimit me burg në kushte shtëpie për akuzën e vjedhjes së rëndë, raporton Vranje news.
Me aktgjykimin është pajtuar edhe mbrojtja, kështu që përkundër faktit se është aktgjykim i shkallës së parë ndaj të cilit ka të drejtë ankese, pritet që avokati i të pandehurit të mos e përdor atë mjet juridik.
M.I. u arrestua vitin e kaluar, pas një denoncimi nga kisha, si i dyshuar për grabitjen e kasafortës së dioqezës.
Sipas dioqezës, ai dyshohet se ka marrë 5.2 milionë dinarë nga kasaforta.
Grabitja është denoncuar në polici nga arkëtari i dioqezës më 15 maj, kur ka vërejtur se në kasafortën mungonin para.
I pandehuri nuk është punonjës i dioqezës, por është i angazhuar në ndërtimin e objekteve të kësaj dioqeze.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

