AMBASADORËT E SHBA-së DHE OSBE-së TAKOHEN ME BËRNABIQIN PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE. MBËSHTETJE INTENGRIMIT DHEZBATIMIT TË PLANIT 7 PIKËSH

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16. Mars 2024. (Foto të OSBE-së nga FB) – Avokuesit më të mëdhenj të zbatimit të Planit 7-pikësh, që ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve në Serbi, kreu i misionit të OSBE-së, Jan Bratu dhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, kanë biseduar të premten me kryeministrin e Serbisë, Ana Brnabiq, për progresin e arritur në zbatimin e planit.
Pas takimit, OSBE-ja rikujtoi se Plani është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013.
“Një takim konstruktiv me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq dhe ambasadorin e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, për progresin në zbatimin e Planit Shtatëpikësh të Qeverisë së Serbisë nga viti 2013. . Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të punojë në partneritet të ngushtë me Qeverinë për të mbështetur integrimin dhe përfshirjen e pakicave kombëtare në Serbi”, njoftoi OSBE.

Amb. Jan Braathu, Head of the OSCE Mission to Serbia, during a meeting with Ms. Ana Brnabic, Prime Minister of Republic of Serbia.
Belgrade, Serbia. 15.03.2024.

FOTO: Amb. Jan Braathu, Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, gjatë një takimi me znj. Ana Brnabiq, kryeministre e Republikës së Serbisë. Beograd, Serbi. 15.03.2024.
Plani prej 7 pikash parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimi i gjyqësorit, avancimi i të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Në fillim të shkurtit në Bujanoc, Hill dhe Bratu, u shprehën optimistë për realizimin e planit. Bratu ka apostrofuar “përkushtimin e kryeministres Brnabiq”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *