MINISTRI MOMIROVIQ PARALAJMËRON PRODUKTE TË TJERA NË AKSIONIN “ÇMIMI I VOLITSHËM”

Bujanoc, 15. Mars 2024. Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Tomislav Momiroviq, ka bërë të ditur se së shpejti do të përfshihen edhe më shumë produkte në fushatën “Çmim i volitshëm”, por nuk ka treguar se për cilat produkte bëhet fjalë konkretisht. Duke folur në RTS, ai kujtoi se në këtë grup aktualisht përfshihen 36 produkte të përditshme ushqimore.
Këto janë produkte që i blen çdo qytetar i vendit tonë, nga qumështi, kosi, pelenat, produktet higjienike. Ne presim të prezantojmë disa produkte të tjera shumë të rëndësishme, jemi duke negociuar me tregtarë, prodhues, furnitorë. Është një sekuencë komplekse”, tha Momiroviq, duke shtuar se beson se kjo do të ndodhë së shpejti.
Siç tha ai, e drejta e konsumatorit nuk është një e drejtë abstrakte, por e drejtë e çdo qytetari që paratë e tij të fituara të vlerësohen në mënyrë adekuate dhe është detyrë e shtetit ta mbrojë këtë të drejtë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *