Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Bruksel, 19. Mars 2024. Takimi i kreut të OSBE-së, Jan Bratu dhe ambasadorit amerikan, Christopher Hill, me kryeministren në largim dhe kryetaren e ardhshme të Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për zbatimin e planit 7-pikësh është përshëndetur nga deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ndërsa vlerësoi se kjo tregon përkushtimin e OSBE-së dhe Amerikës për të “shtyrë zbatimin e planit”.
Kamberi ka theksuar se hapi i parë duhet të jetë njohja e diplomave të Kosovës.
Përveç se është koha për ta zgjidhur këtë çështje, është edhe premtim dhe obligim i institucioneve vendore ndaj shqiptarëve dhe ndaj faktorit ndërkombëtar”, thekson Kamberi në njoftim.
Ai ritheksoi se Plani 7-pikësh është miratuar në vitin 2013, i harmonizuar me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas dhe i sinkronizuar me faktorin ndërkombëtar, por se zbatimi ende nuk ka filluar.
Plani prej 7 pikash parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimi i gjyqësorit, avancimi i të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Početna POLITIKË KAMBERI: DIPLOMATËT E HUAJ PO INSISTOJNË QË QEVERIA E SERBISË TA ZBATOJ PLANIN SHTATËPIKËSH
KAMBERI: DIPLOMATËT E HUAJ PO INSISTOJNË QË QEVERIA E SERBISË TA ZBATOJ PLANIN SHTATËPIKËSH
Bujanovačke19. Mar 2024.POLITIKË0
Previous PostVJOSA OSMANI PARALAJMËRON MUNDËSINË E ZGJIDHJES PËR PROBLEMIN E DINARIT NË KOSOVË
Next PostKËSHTU DO TË DUKEJ NDARJA E MANDATEVE, NJË BEFASI E MADHE NË LISTËN E MITROVIQ&ARSIQ