Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. Mars 2024. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë aksionit të javës së kaluar për rritjen e kontrollit në trafik, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të mospërdorimit të rripit të sigurimit dhe transportit jo të rregullt të fëmijëve, kanë zbuluar 32.151 shkelje gjatë kontrollit të 69.285 automjeteve.
Ky aksion u krye njëkohësisht në 30 vende anëtare organizatës europiane ROADPOL (rrjeti i policisë rrugore evropiane).
Policia rrugore ka sanksionuar 7.263 drejtues mjetesh dhe 2.022 pasagjerë në automjete për mospërdorim të rripit të sigurimit, ndërsa 374 përdorues të rrugës janë sanksionuar për transport të paligjshëm të fëmijëve në automjete ndërkaq 110 persona janë sanksionuar për transport të paligjshëm të fëmijëve në sediljet e para, shkruan Nova S.
MPB-ja edhe një herë tërheq vëmendjen se mos përdorimi i rripit të sigurisë është aktualisht një nga problemet më të mëdha në fushën e sigurisë në komunikacion në Republikën e Serbisë, dhe se vitin e kaluar vetëm 48 për qind e vozitësve të vdekur dhe 35 për qind e pasagjerëve që kanë humbur jetën në automjet kanë përdorur rripin e sigurisë, në momentin e aksidentit rrugor.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Siguri në Trafik, 84,3 për qind e shoferëve dhe pasagjerëve përdorin rripin e sigurisë në sediljet e para, ndërsa vetëm 19,3 për qind e pasagjerëve përdorin rripin në sediljet e pasme.
Për të ruajtur gjendjen sa më të favorshme të sigurisë në komunikacion, punonjësit e policisë së policisë rrugore do të vazhdojnë me masat e shtuara të kontrollit edhe në periudhën në vijim për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe transportit të paligjshëm të fëmijëve në automjete.
Početna FILLIMI POLICIA: PËR NJË JAVË MBI 32.000 TIKETA KUNDËRVAJTËSE PËR MOSVENDOSJEN E RRYPIT TË SIGURISË DHE BARTJEN E FËMIJËVE JASHTË RREGULLAVE
POLICIA: PËR NJË JAVË MBI 32.000 TIKETA KUNDËRVAJTËSE PËR MOSVENDOSJEN E RRYPIT TË SIGURISË DHE BARTJEN E FËMIJËVE JASHTË RREGULLAVE
Bujanovačke19. Mar 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTAKIMI MBI HAPJEN E GRUPEVE PËR FËMIJËT SHQIPTARË NË KOPSHTIN E BUJANOCIT: DO TË KËRKOJMË DY HAPËSIRA
Next PostKF BSK: PRIORITET RIKONSTRUIMI I FUSHËS SË FUTBOLLIT
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.